Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.L., zyrtar policor i Njësisë Speciale Operative në Mitrovicë, nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale.
Sipas Prokurorisë, M.L. dyshohet për veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Mbajtja e paautorizuar e armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Më 2 shtator 2025, i pandehuri dyshohet se ka shfrytëzuar detyrën zyrtare për të ndihmuar të pandehurin tjetër, K.M., duke e larguar nga shtëpia e tij në Ropicë të Vushtrrisë dhe duke e transportuar në drejtim të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, më 18 qershor 2025, M.L. dyshohet se i ka zbuluar informacione zyrtare të pandehurit K.M., duke i premtuar se do ta informojë nëse është nën hetim apo nëse do të ketë ndonjë veprim policor ndaj tij.
Poashtu se në shtëpinë e M.L. janë gjetur dhe sekuestruar fishekë, ndërsa në një lokal nate në Vushtrri, ai dyshohet se ka shtënë me armë në disa raste, veprime të dokumentuara përmes videove në rrjete sociale.
Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe veturën e të pandehurit, janë sekuestruar dy telefona dhe fishekë.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës për paraburgim do të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
LEXO EDHE:
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...