Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se më 8 janar 2026, në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni Penal, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në rastin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të cilin një ditë më parë është zhvilluar aksion nga Prokuroria.
Sipas njoftimit, për katër të pandehurit, ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtorin e Financave në BKS, Valon Berisha, si dhe F.S. dhe Y.Ç., është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa për 35 të pandehurit e tjerë, është kërkuar caktim i masës, paraqitja në stacion policor dhe ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Zyra për Informim dhe Komunikim me media, do tënjofton publikun dhe mediat me vendimit e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 17°C të martën
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...