Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve E.A., dhe R.S..
Në njoftim thuhet se të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.A., më 21 Korrik 2025, në intervalin kohorë 00:20-01:00, në fshatin Doganaj, ka ndihmuar të pandehurit A.S., dhe L.V., në shmangien e zbulimit të veprës penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-ës dhe të pandehurit L.K., Sh.L., dhe B.A., në shmangien e zbulimit të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 par.1 lidhur me par.2 të KPRK-ës në atë mënyrë që pas konfliktit që ka ndodhur në mes të pandehurve ku janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe kanë mbetur të lënduar rëndë të pandehurit A.S., dhe L.V., i pandehuri si menaxher i marketit, i cili gjendet në fshatin Doganaj ka fshirë video incizimet nga kamerat e sigurisë për periudhën kohore kur ka ndodhur takimi i të pandehurve para marketit, me qëllim që të shmang zbulimin e veprës penale dhe të pandehurve të cilët ishin përfshirë në gjuajtje me armë zjarri dhe kishin marrë pjesë në rrahje, me këto veprime do të kryente veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale” nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 të KPRK-së
Kurse, për të pandehurin R.S., ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27 Korrik 2025, në fshatin Doganaj, si pronar i objektit, e ka nxitur të pandehurin E.A.,që të fshijë video incizimet nga kamerat e sigurisë për datën 21 Korrik 2025, për periudhën kohore 00:20 deri 01:00, e cila kamerë ka qenë e vendosur në objektin përballë parkingut, me qëllim që të pamundësohet shfrytëzimi i tyre në procedurën penale kundër të pandehurve A.S., L.V., L.K., Sh.L., dhe B.A.., të cilët kanë marrë pjesë në rrahje, në të cilën rrahje janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy të pandehurit A.S., dhe L.V., me këtë do të kryente veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...