Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Departamentit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, heqjen e imunitetit për shtetasin rus M.A, punëtor i UNMIK-ut, shkruan arbresh.info.
Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, shtetasi rus bashkë me shtatë persona të tjerë janë duke u hetuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Shyqyri Syla i është drejtuar Departamentit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në lidhje me heqjen e imunitetit për shtetasin rus M.A, punëtor i UNMIK-ut, i cili është subjekt i procedurës penale pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, bën të ditur kjo prokuroria. Për të njëjtin dhe 7 persona tjerë Prokuroria Themelore e Mitrovicës me datë 28 maj 2019, ka filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se kryeprokurori Syla ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që në pajtim me ligjin për Statusin Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare ushtarake dhe personelin e saj (Ligji Nr.03/L-033), që ta procedojë këtë kërkesë tek Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për heqjen e imunitetit të shtetasit rus./Arbresh.info
Trump kërcënon Iranin pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit: ...
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...