I pari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, beson se gjyqtarët e kësaj gjykate do të jenë tërësisht objektiv në vendimet e tyre për rastin e ish-kryetarit të Apelit, Sali Mekaj.
Shala thotë se fakti që Metaj ishte në krye të kësaj gjykate për një kohë, nuk do të ndikoj në asnjë mënyrë në vendosjen e gjyqtarëve në rastin e tij.
Ai tha se prokurorja e këtij rasti ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve të Apelit në këtë rast, por kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Supreme.
Ndryshe, rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj është rikthyer në duart e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.
Edhe pse në fund të muajit maj të këtij viti, Apeli e kishte kthyer në rivendosje aktakuzën në rastin e Sali Mekajt dhe tre të akuzuarve të tjerë Vlora Gorani, dhe dy personave tjerë me inicialet M.S. e A. S, ky rast katër muaj më vonë sërish është kthyer në Gjykatën e Apelit për të njëjtën çështje.
Mbrojtja e Sali Mekajt dhe të tjerëve sërish po kërkojnë që Gjykata e Apelit të hudh aktakuzën ndaj tyre./Arbresh.info/ Gita Lushi
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...