Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj F.B., i cili ndodhet në ndalim 48-orësh, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më 20 janar 2026 në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit. Dyshohet se i pandehuri, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte bashkë me viktimën, ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B.
Hetimet fillestare tregojnë se viktima fillimisht është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa më pas është shtrënguar për fyti, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të marra.
Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet e dyshuara përbëjnë elemente të veprës penale “Vrasje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa procedurat hetimore ndaj rastit janë duke vazhduar./Arbresh.info
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit