Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar për disa vepra penale, i cili sipas autoriteteve është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Kanosje” sipas nenit 181, si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” sipas nenit 321 të KPRK-së.
Sipas Prokurorisë, rasti është duke u trajtuar në koordinim dhe bashkëpunim me Policia e Kosovës, ndërsa autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, shkruan Arbresh.info.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me këtë rast”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria ka bërë të ditur se për shkak të fazës së hershme të hetimeve dhe për të ruajtur integritetin e procedurës, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se brenda afateve ligjore do të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendoset për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Blerim Sallahu: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është sh...
Italia nuk do të hyjë në luftë, Meloni: Më shumë taksa për a...
Specialja tha se respekton Kushtetutën e Kosovës, OVL e UÇK-...
Ambasada Britanike i dhuron policisë 16 dronë dhe 2 automjet...
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...