Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari A.I., i kërkuar për vrasjen e dyfishtë që kishte ndodhur në fshatin Golluboc të Komunës së Malishevës.
I njëjti, sipas Prokurorisë, kishte qenë në arrati pas ngjarjes.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit të përcaktuar me ligj, ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...