Prokuroria e Shtetit është mburrur qe dy vjet për ngritjen e aktakuzës “Stenta”, e cila është aktakuza më e madhe që nga paslufta për korrupsion.
Por vetë ky institucion gjatë trajtimit të këtij rasti është përfshirë në parregullsi e shkelje ligjore, të cilat Kodi Penal i klasifikon si vepra penale që lidhen me korrupsion, shkruan sot Koha Ditore.
Ky institucion nuk ka hapur fare tender për përkthimin e shkresave të kësaj lënde.
Në kundërshtim me ligjin e kanë ftuar një kompani dhe kanë përjashtuar përkthyesit e tjerë. Këtë e kanë bërë, siç kanë thënë ata, pasi lënda ka përmbajtur “informata konfidenciale”. Por vetëm 7 faqe nga e gjithë dosja mbi 10-mijëfaqeshe janë të klasifikuara si dokumente konfidenciale.
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...