Prokurori i Shtetit të Kosovës është duke kryer hetime intensive për vrasjen e politikanit nga veriut i Mitrovicës, Oliver Invanoviq.
Prokuroria e Shtetit përmes një përgjigje për portalin lajmi.net ka thënë se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e kryerësve të kësaj vrasje.
“Ju njoftoj se lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e kryerësve të kësaj vrasje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurirsë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.
Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se në veturën që është gjendur e djegur dhe që dyshohet se është përdorur për vrasjen e Invanoviqit, kanë qenë dy persona.
Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 6 plumba, që sipas autoriteteve, arma ishte me përmbysës të zhurmës./Lajmi.net/
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...