Prishtinë, 29 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Kanosje”.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin e veprave penale “Dhunë në familje dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor” dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shantazhi”, si dhe tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”. Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Ngacmimi”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në fshatin Hodonoc, komuna Kamenicës, ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në
familje’’, lidhur me veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunë në familje’’, lidhur me veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person, i cili dyshohet për veprat penale “Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i cili dyshohet për veprat penale “Dhunë në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor”.
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...