Policia e Kosovës është duke punuar që të ofroj gatishmëri për procesin e rregullt të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 .
Kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehemeti në njw konferencë të përbashkët më KQZ-zë lidhur më përgatitjet për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Arbresh.info.
“Mbajtja e rendit dhe qetësisë gjatë procesit zgjedhor dhe monitorimi i tërë procesit e sigurimi i qendrave të votimit, përcjellja e materialeve në vendvotimet janë vetëm disa nga punët tona. Jem në fazën fillestare përgatitore dhe jemi duke zhvilluar takime të vazhdueshme për të siguruar procesin zgjedhor. Policia e Kosovës do të vazhdoj të punoj që ju siguroj qytetarëve të ta ushtrojnë detyrën e tyre zgjedhore”, tha Mehmeti.
E në mënyrë që të ruajnë votën e qytetarëve, Prokuroria e Shtetit ka vendosur në dispozicion për ditën e zgjedhjeve 88 prokuror.
Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit tha se ata janë të përkushtuar të mbrojnë votën e çdo qytetari.
“88 prokuror do të jenë gardian të mbrojtjes së votës në ditën e zgjedhjeve. Prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës do të ndalon çdo person që tenton të keqpërdor votën e qytetarëve”. 33 gjyqtar në dispozicion për ditën e zgjedhjeve i ka vendosur edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Të gjitha këto u bënë të ditur në një konferencë të përbashkët për media nga të gjitha institucionet e vendit që do të jenë të përfshira në ditën e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që çdo gjë të shkoj ashtu siç duhet dhe mos të ketë incidente” , tha Pula./arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...