Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protestën më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Serbi.
Kështu raporton televizioni publik serb, duke saktësuar se policia është urdhëruar që të identifikojë personat që e valvitën atë më 15 mars në Beograd, bashkë me flamujt e NATO-s, BE-së dhe LGBT-së, transmeton A2cnn.
Sipas njoftimit të prokurorisë, “policisë serbe i është dërguar një kërkesë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, me urdhër për marrjen e të gjitha veprimeve dhe masave operative në përputhje me kompetencat ligjore për ndjekjen penale të autorëve të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare nga neni 317 i Kodit Penal”.
Megjithatë është i paqartë konteksti i shpalosjes së flamurit të UÇK-së, pasi në të është stampuar edhe një hije e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjë e cila të lë të kuptosh se mund të jetë përdorur për të pretenduar se Vuçiç është shqiptar nga babai, siç është paraqitur nga disa pankarta të tjera të protestuesve.
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...
Spiropali në pritjen e fundvitit: Diaspora shqiptare, pjesë ...