Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës tremujore janar–mars të këtij viti ka ngritur gjithsej 580 aktakuza kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, këto aktakuza janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për të Mitur, për vepra të ndryshme të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune. Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës