Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë (10) personave, A.O, G.N, A.Sh , H.R, M.K, P.A, E.B, A.J, R.B, F.H për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe aktakuzë ndaj F.M për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës që përmban gjithsej 26 faqe, prokurori i shtetit ka përshkruar veprimet inkriminuese për veprat penale të njëmbëdhjetë të pandehurve që ju vihen në barrë, shkruan Arbresh.info.
Nga veprimet hetimore të cilat janë kryer në afatin optimal nga prokurori i çështjes, ka rezultuar se i pandehuri A.O, me datë 17 gusht të vitit 2025 rreth orës 02:00, në lokalin e tij “Te Katamt” në fshatin Isniq të komunës se Deçanit, me dashje e me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, në lokalin e tij të lartcekur, organizon veprimtari të skemave piramidale të bixhozit të paligjshëm, të llojit të lojërave të fatit.
Prokurori i shtetit ka akuzuar edhe nëntë (9) të pandehur tjerë të cilët natën kritike, në lokalin e lartë cekur, me dashje e në bashkëkryerje, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, marrin pjesë në organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm, të njëjtit hasin të pandehurit e sipërshënuar duke luajtur bixhoz në një dhomë të veçantë brenda lokalit e dedikuar për lojëra bixhozi, ku disa nga ta tentojnë të ikin nga një derë alternative e cila ndodhej brenda asaj dhome, mirëpo të njëjtit arrestohen, ndërsa në tavolinën në të cilën po luanin policia hasin letra të bixhozit si dhe shuma te të konsiderueshme te të hollave, tek secili i pandehur në shumën totale prej 17.578 euro, të cilat sekuestrohen nga ana e Policisë e Kosovës me autorizimin e prokurorit të shtetit.
Ndërsa i pandehuri F.M akuzohet se natën kritike ka poseduar armë për çka ngarkohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të KPK-së.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë./Arbresh.info
KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën bos...
Skandali i basteve në Turqi – zbulohen detaje të reja
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...