Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, katër persona të dyshuar, me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “, nga neni 311 paragrafi 5, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 dhe ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i ështjes, ndaj të pandehurve, brenda afatit të caktuar ligjor, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /arbresh.info/
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...