Me rastin e përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, është organizuar Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë tubim të pranishëm janë prokuror si dhe krerë të lartë të PK-së
Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto parlamentare, pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë
Prokurorja e Republikës, Laura Pula ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë një numër i madh i prokurorëve të cilët do të angazhojen intenvizivisht për ‘mbrojtjen e votës’, shkruan Indeksonline.
“Prokuroria ka ndërmarrë gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuae 100 prokurore dhe numër të catkuar për të siguruar efikasitet për mbrojtje e votës së qytetarit”, ka thënë ajo me rastin e organizimit të Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo, poashtu theksoi se Policia e Kosovës dhe KQZ do të merren saktësisht me mbarvajtjen dhe sigurinë e shtetit ndërsa Prokuroria për mbrojtjen e votës së qytetarit. Prokurorja Pula poashtu falenderoi edhe mediat për raportimin e kësaj gare zgjedhore.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...