Gjashtë kryesues në Mitrovicë janë ndaluar nga prokuroria.
Ekrem Lutfiu zëdhënës i Prokurorisë së Shteti ka thënë për arbresh.info se prokuroria është duke verifikuar informatat që kanë dalë në meida.
“Për momentin prokuroria është angazhuar për verifikimin e informatave që kanë dalë në media . jemi në grumbullim të informatave për ti verifikuar ato a janë të sakta a jo”, ka Lutfiu.
Arbresh.info më herët kishte raportuar se të ndaluarit po merren në pyetje për shkak se kanë dhënë më shumë se një fletëvotim një votuesi. Sipas një burimi që posedon portali arbresh.info në Mitrovicë dyshohet për “Treni bullgar”. Kjo mënyrë e manipulimit të votës e ka marrë këtë emër, pasi që për herë të parë është përdorur në Bullgari.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti i ka thënë arbresh.info se nëse prokuroria kërkon arrestimi e tyre, atëherë do të jenë të gatshëm për intervenim./arbresh.info/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...