Një prokuror ka kërkuar që ish-kreu i Katalonjës, Carles Puigdemont të ekstradohet në Spanjë.
Puigdemont dhe katër aleatët e tij separatist u larguan në Bruksel pasi shpallën pavarësine e Katalonjës, transmeton portali arbresh.info
Ata nuk kanë pranuar që të kthehen për t’u përballur me akuzat e rebelimit.
Avokati i liderit të larguar Paul Bekaert, përmes një deklaratë të shkurtër ka theksuar se “prokurori kishte kërkuar ekzekutimin e kërkesës për ekstradim”.
Bekaert gjithashtu zbuloi se seanca gjyqësore për ekstradimin e mundshëm të pesë separatistëve është shtyrë deri me 4 dhjetor.
Spanja tha se anëtarët e qeverisë katalanase, të cilët po kërkohen për rebelim, trazira dhe përvetësim, do të burgosen në burgun modern Estremera jashtë Madridit.
Qeveria belge ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë në kërkesën për ekstradim të Spanjës./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë