Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se dëshmitarët e krimeve të luftës në Kosovë janë të papërgatitur, duke potencuar se tre prokurorë janë duke punuar me lëndët e krimeve të luftës.
Hoxha, në RTV Dukagjini, ka thënë përgjegjësi për mos zbardhjen e krimeve të luftës ka e gjithë shoqëria kosovare.
“Kemi pasur një rast gjykimi për një ish-kryetar të Rahovecit, dhe dëshmitarët që na kanë ardhur kanë qenë shume të papërgatitur. Ne si shoqëri është dashur t’i përgatisim edhe dëshmitarët në mënyrë që mos të ndryshojnë deklaratat e të mos dëmtonin proceset gjyqësore”.
Hoxha ka thënë se ekziston ajo shprehja se neve shqiptarëve fjalët na kujtohen vetëm pasi dalim nga gjykatat.
“Si qytetar të Kosovës, provat për krimet e luftës nuk i kemi sjellë në vendin e duhur… Thuhet një fjalë për neve shqiptarët se pasi të dalim nga gjyqi na bie në mend çfarë të flasim”.
Prokurori më tej ka thënë se rastet e krimeve të luftës një kohë të gjatë kanë qenë në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it.
“Shumë lëndë prokurorët e huaj ende nuk i kanë transferuar te prokurorët vendorë”.
Hoxha ka thënë se për krime të luftës janë ngritur 28 aktakuza me 92 persona./RTV Dukagjini/
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026