Unitet mes partive politike është shfaqur për hartimin e një projektligji për mbrojen e vlerave të luftës.
Në takimin e mbajtur sot të organizuar nga grupi parlamnetar i PDK-së, përfaqësues të partive tjera, kanë shprehur gadishmërinë që ta mbështesin një projektligj të tillë.
Gazemen Bytyqi, deputet i PDK-së, ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë që të gjejnë formën më të mirë se si të trajtohet ky ligj.
Ai ka shtuar se për këtë projektligj ka vullnet nga të gjithë që të trajtohet sa më mirë.
“Qëllimi i këtij takimi është që gjejmë formën, modalitetin më të mirë se si ta trajtojmë, sepse bëhet fjalë për një ligj të veçantë, atë për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Me sa shihet deri tani ka një vullnet që këtë ligj ta trajojmë pa dallime politike”, është shprehur ai.
E gatëshme për të dhënë kontriubit e saj dhe të partisë është shprehur edhe Valentina Bytyqi nga Lidhija Demokratike e Kosovës.
Edhe si LDK por edhe si komision do ta përkrahim pas plotësimit kur të vie në Kuvend.
Xhavit Jashari, përfaqësues i familjes së dëshmorëve, ka thënë se edhe ata do të bashkëpunojnë në hartimin e këtij projektligji.
“Do punojmë që një herë e përgjithmonë vlerat e luftës në mënyrë institucionale”, është shprehur Jashari./EO/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/981829825593761/
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...