Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar kundër miratimit në parim të Projektligjit për FSK-në që nënkupton hapin e parë të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Gjuriq i cili është duke marrë pjesë në një panel të organizuar në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku është së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, dhe analistin Agon Maliqi.
Gjuriq ka thënë se miratimi i këtij projektligji në një kohë kur bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, filluan të shohin një marrëveshje finale në horizont, ky veprim i institucioneve të Kosovës nuk haranton më këtë marrëveshje.
“Pikërisht në këto momente kur ne po flasim se çka mund të sjellë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Parlamenti i të ashtuquajturës Republika e Kosovës ka miratuar një ligj për të ashtuquajturën transformimin e Forcave të Armatosura që po duan të quajnë ushtri të ashtuquajtur Kosovë”, ka thënë Gjuriq.
Insajderi është i pranishëm në Forumin e Sigursë në Beograd ku po marrin pjesë personalitete të njohura të fushës së politikës dhe sigurisë në rajon dhe Bashkimin Evropian.
Miratimi në parim i Projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri, sipas Gjuriq është një akt që do të qojë në eskalimin e situatës.
“Miratimi i këtij projektligji në këtë kohë, pas shumë viteve të luftës dhe konfliktit e sidomos në një kohë kur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë filloi të shihej në horizont, një hap i tillë nënkupton eskalim të situatës, përkeqësim të gjendjes”, ka thënë Gjuriq./insajderi.com/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...