Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta dhe mundësia e ngritjes së bashkëpunimit, me theks të veçantë Projekti për menaxhimin e lëndëve në Gjykata dhe Prokurori (SMIL), projekt ky, i financuar nga Qeveria norvegjeze.
Me këtë rast, Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin Jens Erik Grøndahl për mbështetjen e pakursyer dhe financimin e Projektit TIK-SMIL. Ai me tej ka njoftuar Ambasadorin norvegjez për aktivitetet që ka zhvilluar dhe pritet t’i zhvillojë KPK-ja me qëllim të implementimit të plotë të këtij projekti, me ç’rast ka thënë se ky projekt është i veçantë, sepse digjitalizimi i punës do të ndikojë në ngritjen e performancës, efikasitetit, shpejtësisë dhe transparencës në sistemin prokurorial.
Në anën tjetër, Ambasadori Jens Erik Grøndahl premtoi mbështetje të vazhdueshme për realizimin e plotë të Projektit TIK-SMIL, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ndërsa, shprehi gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në segmente të tjera të interesit të përbashkët të sistemit prokurorial dhe Ambasadës norvegjeze.
Të dy bashkëbiseduesit thanë së kanë për qëllim të mbesin në partneritet të fuqishëm, afatgjatë dhe të përkushtuar, përmes komunikimit, koordinimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit./arbresh.info/
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit