Dy vjet më parë u riaktualizua projekti kamotshëm për ndërtimin e liqenit të Dragaqinës. Megjithëse janë kryer disa procedura, duke përfshirë edhe studimin e fizibilitetit dhe diskutimet publike, projekti ende nuk ka filluar.
Fshati Dragaqinë i komunës së Suharekës është afër braktisjes. Propozimi për ndërtimin e liqenit të Dragaqinës ka ngjallur shpresë te banorët se kjo zonë mund të gjallërohet me zhvillimin e turizmit.
“Ka dy vjet që flitet shumë për këtë projekt, ka premtime që do të realizohet dhe do të krijohet një liqen, i cili do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të shkojë në favor të të gjithë popullit të Kosovës, jo vetëm të Komunës së Suharekës, por edhe fshatarëve këtu, pasi do të rritet vlera e këtij vendi dhe do të zhvillohet turizmi”, tha Riza Trolli, banor i Dragaqinës.
Banorët kanë shumë prona në këtë zonë dhe kërkojnë që ato të shpronësohen.
“Ne dëshirojmë që tokat tona të shpronësohen, ashtu siç janë shpronësuar ato për ndërtimin e autostradës dhe rrugëve”, shtoi ai.
Iniciatorë të këtij projekti janë institucionet qendrore, por kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se në nivelin lokal janë përfunduar të gjitha procedurat.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe fizibilitetin e ka realizuar një kompani nga Shqipëria. Është kryer fizibiliteti dhe janë mbajtur dëgjimet publike. Sa i përket nivelit komunal, kemi pasur koordinator dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor gjithashtu ka pasur koordinator. Të gjitha procedurat kanë përfunduar, por deri tani nuk jemi informuar në mënyrë formale. Ky është një projekt që ka një rëndësi të veçantë për qytetarët e Komunës së Suharekës”, tha Muharremaj.
Në prill të vitit të kaluar, ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte publikuar disa detaje të këtij projekti, ku diga parashikohet të jetë ndër më të mëdhatë, me një lartësi prej 5 metrash dhe gjerësi 500 metra./rtk
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...