Profeti Muhamed paralajmëroi për ISIS-in para 1400 vjetësh?

(FILES) - A file image grab taken from a video uploaded on YouTube on August 23, 2013 allegedly shows a member of Ussud Al-Anbar (Anbar Lions), a Jihadist group affiliated to the Islamic State of Iraq and the Levant (ISIL), Al-Qaeda's front group in Iraq, holding up the trademark black and white Islamist flag at an undisclosed location in Iraq's Anbar province. ISIL gunmen seized Iraq's second-largest city on June 10, 2014 as troops threw away their uniforms and abandoned their posts, officials said, in another blow to the Iraqi authorities, who appear incapable of stopping militant advances. Arabic writing on the flag reads: "There is not God but God and Mohammed is the prophet of God." AFP PHOTO / YOUTUBE == RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / YOUTUBE " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS FROM FROM ALTERNATIVE SOURCES, THEREFORE AFP IS NOT RESPONSIBLE FOR ANY DIGITAL ALTERATIONS TO THE PICTURE'S EDITORIAL CONTENT, DATE AND LOCATION WHICH CANNOT BE INDEPENDENTLY VERIFIED ====

21:21 | 2 Korrik 2015
M. A.

Në sulme të ndara javën e kaluar, terroristët e ISIS-it vranë 39 turistë në Tunizi dhe 30 të tjerë në një xhami në Kuvajt. Sulmet u kryen vetëm pak ditë pasi xhihadistët bënë thirrje që të kryejnë operacione terroriste në muajin e Ramazanit.

Këto vrasje ata po i bëjnë në emër të fesë Islame dhe një ditë të tillë e kishte parashikuar Profeti Muhamed para 1400 vjetësh, raporton “The Huffington Post”.

Tabloidi i njohur i lajmeve, ka bërë një studim të traditave të Profetit Muhamed, të cilat demonstrojnë se ai ka paralajmëruar me detaje për ekstremizmin fetar që po ndodh tani.

Kjo faqe e lajmeve ka raportuar se para 1400 vjetësh, Muhamedi kishte thënë se do të vinte një kohë kur përveç emrit, asgjë tjetër nuk do të mbetej nga feja Islame, transmeton Koha.net. Ai gjithashtu kishte thënë se përveç emrit Kuran, asgjë tjetër nuk do të mbetej nga libri i shenjtë.

Ai, tutje, kishte parashikuar se në ditët e ISIS-it kuptimi spirituoz i Islamit do të zhdukej dhe do të bëhej vetëm ritual i detyrueshëm. Muhamedi gjithashtu kishte thënë se klerikët do të korruptoheshin dhe do të bëheshin burim i mosmarrëveshjeve.

“Do të paraqitet një grup i njerëzve të rinj të cilët do të bëjnë veprime të pamatura dhe të pamenduara”, kishte thënë ai, transmeton Huffington Post.

Krejt në fund, Profeti Muhamed kishte bërë thirrje se kur të vijë kjo kohë, besimtarët islamë duhet kenë kujdes dhe të luftojnë kundër këtyre njerëzve.

Shpërndaje në rrjete sociale