Profesori në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Ardian Gola ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Këtë lajm e ka bërë të ditru kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
Ai, ndër të tjera ka shkruar se gjithnjë e ka ditur se rrugët e VV-së dhe të Golës një ditë do të pikëprehen.
Kurti, po ashtu ka shkruar se Gola është një prej profesorëve të cilit nuk i mjafton rehatia e kolltuqeve.
“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen. mirë se erdhe Ardian”, ka shkruar Kurti në Facebook./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...