Hamdi Thaçi, jashtë planprogramit u ka ligjëruar nxënësve për Adem Demacin
Për 23 vite ligjëroi lëndën e Historisë. Por në asnjërën prej librave nuk shkruhej për Adem Demacit.
Megjithatë, profesori i Gjimanzit “Sami Frashëri” Hamdi Thaçi, vazhdimisht u ka ligjëruar nxënësve për veprën e Adem Demacit.
Ndonëse kjo nuk është e përfshirë në literaturën e historisë, Thaçi e sheshtë të nevojshme që gjeneratat e reja të dinin për figurën e Demaçit.
Ligjëratat për Demacin i mbante zakonisht në prag të festave kombëtare.
Edhe vet, Thaçi, për Adem Demaçin kishte dëgjuar sa ishte në shkollën e mesme, kur edhe fshehtas i kishte lexuar veprat e tij. E për herë të parë me të ishte takuar në 1990 kur, Demaçi ishte liruar nga burgu.
Pas ligjëratash të shumëta për të, Thaçi më në fund takohet edhe një herë me Adem Demacin, në hapësirat e gjimnazit ku edhe ai e përfundoi shkollën e mesme.
Kjo ishte hera e fundit që Hamdi Thaçi, u takua me siç thotë ai, ideatorin e bashkimit kombëtar.
Vdekja e Demaçit e ka prekur shumë Thaçin.
Profesori i Historisë nga Drenica që tash është në pension, thotë se vdekja e Demaçit është humbje për Kosovën.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...