Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph ka thënë se deklaratat e fundit të Ministrit të Punëve të Jashtme trë Serbisë, Ivica Daçiq, po e përforcojnë kërkesën e Kosovës që Beogradi t’i nënshkruajë të tri marrëveshjet e mbështetura nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se dje Daçiq nënvizoi deklaratën e Vuçiqit ku thotë se nuk ka nënshkruar propozimin Franko-Gjerman.
“Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Daçiq tha “kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, ka shkruar Jopseh.
Tutje, profesori amerikan theksoi se bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB.
Joseph përmend një tjetër deklaratë të Dacic ku thotë se “çfarë është mirë rreth OSBE-së, është që Kosova s’mund të bëhet kurrë anëtare e organizatës sepse kërkohet konsensus për këtë dhe Serbia kurrë s’do të pajtohet për këtë”.
Këto qëndrime të Daçiqit, profesori amerikan thotë se janë në kundërshtim me Nenin 4 të Marrëveshjes së muajit shkurt që njihet si “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit”.
“Deklarimet e Dacic në takimin ministerial të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës elektorale. Ato janë qëndrime të një politike afatgjate të Serbisë. SHBA dhe BE, mbani shënim”, përfundoi ai./Arbresh.info/
As the European Council approaches – with key Conclusions for Serbia and Kosovo in the balance – Serbian FM Dacic continues to advance Kosovo’s demand that Belgrade actually sign all three EU/US backed proposals. ?1/4
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 5, 2023
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia