Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur t’i publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë.
Deri në ora 11:26, kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka marr 259 mijë e 532 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.
I dyti radhitet kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota, transmeton Klankosova.tv.
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së mori 109 mijë e 202 vota deri në përditësimin e orës 11:26 të KQZ-së.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj mblodhi gjithsej 37 mijë e 752 vota./Arbesh.info/

Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...