Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme po trajton procesin zgjedhor që do të mbahet nesër në komunat veriore: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Sipas Sekretariatit të KQZ-së në disa shkolla është refuzuar lejimi për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa është punuar në identifikimin dhe gjetjen e lokacioneve alternative që do të shërbejnë si qendër e votimit që do të mbahen më 21 prill.
Sipas Burim Ahmetajt, drejtor i Sekretariatit të KQZ-së, njoftoi se një numër i drejtorëve të shkollave në komunat veriore kanë refuzuar qasjen në shkolla që të mbahen votimet në arsyetimin se do të zhvillohen aktivitete kulturore.
Po sipas Sekretariatit, bëhet e ditur se janë identifikuar 7 qendra alternative të votimit që do të menaxhohen nga një trup i vetëm i anëtarëve të Këshillave të vendvotimit.
Tutje njoftohet se është gati bartja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit dhe në secilin vendvotimit.
Ndryshe, nga 43 qendra të votimeve është zbritur në 23 qendra votimeve, në disa shkolla dhe në disa qendra alternative për votim, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht./rtk
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030