Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i paraparë në kuadër të zgjedhjeve lokale është duke vazhduar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), ku aktualisht po zhvillohen tri aktivitete kryesore: verifikimi i rezultateve për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Arbresh.info tha se deri në orën 16:00 të ditës së martë (14 tetor), procesi është përmbyllur në tri komuna Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërsa në Hanin e Elezit puna është përfunduar që të hënën në mbrëmje.
Po ashtu, në orën 16:00 të së martës ka nisur puna edhe në tri Qendra Komunale të Numërimit të tjera: Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.
“Ju njoftoj sipas informacioneve nga komunat e ndryshme, është duke vazhduar procesi i paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit. Në orën 16:00 të ditës së martë procesi ka përfunduar në 3 prej tyre, në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërkaq në Hanin e Elezit ëshë mbyllur të hënën në mbrëmje. Së fundmi, në orën 16:00 të ditës së martë, ka filluar puna edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit: Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, tha Elezi.
“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së martë, janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 334 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 334, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në platformën e KQZ-së për rezultateve, ka filluar të prezantohen rezultatt nga QKN-të, të cilat përfshijnë: – rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, – rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe – votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha Elezi./Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...