Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se kanë proceduar në Qeveri, Projektligjin për formimin e Gjykatës Komerciale.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo gjykatë është një mekanizëm për tërheqjen e investimeve nga bashkatdhetarët.
“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.
Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!”, ka shkruar Haxhiu./arbresh.info/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...