Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës ku flitet për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë e cila do është dashur të marrë vendim për procedimin e demarkacionit në Kuvend, nuk jepen arsyet pse ka ndodhur kjo shtyrje.
Aty vetëm thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit Shtetëror me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”.
Por arsyet reale megjithatë mbeten të njëjta. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka votat e mjaftueshme për demarkacionin, pasi një numër i konsiderueshëm i deputetëve të këtij subjekti kundërshton demarkacionin me arsyetimin se vendi ka humbur tokë nga marrëveshja me Malin e Zi.
“LDK nuk ka mundur të garanatojë se i ka numrat e mjaftueshëm për ta votuar demarkacionin prandaj edhe është vendosur që të shtyhet mbledhja e sotme e Qeverisë” ka thënë një burim i Gazetës Express
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...