Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rrjeti i dobët i internetit e ka pamundësuar transmetimin e pamjeve të fletëvotimeve për vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, prandaj në Qendrat Komunale të Numërimit në Prishtinë, Podujevë e Kllokot ky proces nuk po zhvillohet aktualisht.
Por, KQZ-ja thotë se ekipet e tyre po punojnë që ky proces të fillojë sa më shpejt edhe në këto tri komuna.
“Në disa QKN, si në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot ky proces nuk është duke u zhvilluar aktualisht për shkak të rrjetit të dobët të internetit, i cili po pamundëson transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane duhet të shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Ekipet e KQZ-së janë duke punuar që ky proces të fillojë sa më shpejt edhe në këto QKN dhe për këtë, KQZ do të njoftojë me kohë”, ka thënë për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Por, situatë krejt tjetër është në komunat tjera në vend, ku sipas KQZ_së në ditën e dytë të procesit të numërimit e verifikimit të votave, puna po ecën mirë.
“Njoftojmë se është duke vazhduar procesi në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut. Në QKN e Hanit të Elezit numërimi dhe verifikimi është përmbyllur të hënën në mbrëmje”, ka bërë të ditur Elezi.
Tutje, ai ka treguar se deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga 250 vendvotime në nivel vendi.
“Pra janë procesuar 500 kuti votimi nga dy llojet e zgjedhjeve. Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa ndonjë problem”, deklaroi Elezi.
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...