Procesi i brendshëm i zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka kohë që është duke u përcjellë me tensione dhe me përleshje fizike.
Ndonëse për LDK-në problemet e tilla nuk po shihen si serioze, ambiciet për të parin e partisë vlerësohet se mund të sjellin edhe një “kuvend të rrahjes me karrige” siç kishte ndodhur në vitin 2006, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Qëkur e ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor Lidhja Demokratike e Kosovës është përballur me shumë përleshje brenda degëve dhe nëndegëve të saj. Vazhdimisht persona brenda partisë të pakënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve të brendshme kanë shkaktuar “hallakamë” nëpër kuvendet zgjedhore të LDK-së pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Po ashtu edhe të dielën dhunë dhe grushte kishte pasur edhe në degën e tretë të LDK-së në Prishtinë.
Mirëpo për Lidhjen Demokratike veprimet e tilla nuk po shihen me shumë shqetësim. Sipas nënkryetarëve të partisë, gjendja nuk është aq serioze dhe situatat e tilla do të tejkalohen, porse këto veprime kanë tendencë të prishjes së imazhit të LDK-së. Përderisa me probleme të ngjashme Lidhja Demokratike e Kosovës ishte përballur edhe në vitin 2006, kur situata kishte eskaluar deri në rrahje me karrige, analistët vlerësojnë se mund të përsëritet skenari i njëjtë nëse vazhdojnë tensionet për pozitat e larta në parti.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...