Katër persona janë arrestuar të dielën në Prizën pasi dyshohen për armëmbajtje pa leje e gjueti të kundërligjshme.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarve u janë konfiskuar tre armë gjuetie pa leje e një me leje por jo për bartje, shkruan arbresh.info.
“Raportohet se njësitë policore nga katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar kanë konfiskuar katër pushkë gjuetie, tri prej tyre pa leje, kurse njëra prej tyre me leje për mbajtje e jo për bartje”, thuhet në raport.
Policia ka njoftuar gjithashtu se ka konfiskuar edhe një derr të egër të vrarë.
“Në veturën e të dyshuarve në të cilën janë gjetur armët është gjetur edhe një derr i egër i vrarë nga të dyshuarit të cilët kishin dalë në gjueti të kundërligjshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi 24 orësh i Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...