Mërgimtarët po vazhdojnë rrugën e kthimit, nëpër vendet e perëndimit, pas disa javësh pushime që i kaluan në Kosovë.
Kjo po vërehet edhe nga pritjet në kufi, ku sot në Merdare kolona ka arritur deri në mbi 1 mijë metra, e pritjet shkojnë deri në dy orë e gjysmë.
Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Po ashtu, kolona ka edhe në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë ku rreth orës 10:30, pritja ishte rreth një orë.
Ndërsa në Jarinje pritja është rreth gjysmë ore, pikat e tjera kufitare nuk kanë kolona, duke bërë kështu që pritjet për të kaluar kufirin të jenë 5 deri 10 minuta./arbresh.info/

Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit