Në shtatorin e këtij viti, Ministria e Arsimit do ta realizojë vlerësimin e mësimdhënësve.
Vlerësimi i tyre do të realizohet në tri nivele, që sipas ministrit të Arsimit, do të ketë karakter këshillues.
Në rast se kanë ngecje, atëherë mësimdhënësve do t`u ofrohen trajnime të duhura.
“Unë konsiderojë që duhet të jetë një lajm i mirë për mësimdhënësit sepse, e para, secili mësimdhënës do të mund të ketë ngritje në karrierë, performanca nuk e ka vetëm një nivel, i ka 3 nivele, i cili siguron ngritje në karrierë dhe me ngritjen në karrierë ne jemi duke shikuar mundësinë që të ketë edhe ngritje në pagë”, tha për televizionin publik ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Një vit më pas, në shtatorin e viti 2019, nxënësit në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë do të kenë libra të ribotuar, meqë është shpallur konkursi për tekstet e reja shkollore.
“Për pjesën e parë është shpallur javën e kaluar thirrja publike për pjesën e dytë do të shpallet në fundin e korrikut dhe në vitin 2019-2020 dhe do të kemi tekste të reja në të gjitha nivelet dhe me grupin e ekspertëve dhe recensentëve do të përkujdesemi që të kemi tekste të mira dhe të jenë në përputhje me kurrikulat”, tha ai.
Drejtues të Ministrisë së Arsimit e pranojnë se nuk kanë asnjë komunikim si Ministri me shkollat e mësimit paralel në gjuhën serbe. Por me ligj, janë duke bërë përpjekje që ta integrojnë shkollimin e këtij komuniteti që ta zhvillojnë mësimin mbi bazën e plan programeve mësimore të Republikës së Kosovës.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik