Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person i cili ka plagosur me armë zjarri një burrë.
“Është arrestuari i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili për arsye ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër mashkull K-shqiptar. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurim policor.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...