Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u raportua se janë arrestuar pesë të dyshuar për pengimin e një aktiviteti.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të martën paradite.
Njësiti policor ka intervenuar menjëherë.
Të dyshuarve dhe policëve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 07.09.2021 – 10:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç ‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarve dhe policëve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Me vendim prokurorit i shtetit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri