Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se Prishtina së shpejti do të bëhet me orar të punës në sektorin farmaceutik.
Sadiku përmes një shkrimi në “Facebook”, u shpreh se ka pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e oraritit të punës së kujdestarivë të barnatoreve në kryeqytet, shkruan arbresh.info
“Së shpejti kryeqyteti me orar të punës në sektorin farmaceutik jam takuar sot me përfaqësueosit e Odës së Farmacistëve të Kosovës në krye me dr Arianit Jakupi kryetar për të diskutuar rregullimin e orarit të punës së barnatoreve dhe shërbimit farmaceutike në kryqytet.Gjatë kësaj periudhe sa jam drejtor i shëndetësisë kam pasur ankesa nga qytetarët për mungesën e oraritit të punës së kujdestarivë të barnatoreve në kryeqytet”.
“Ne kemi filluar diskutimet me OFK,Odën e Farmacistëve të Kosovës për të adresuar shqetësimin e qytetarëve dhe jemi pajtuar që duke pasuar parasysh rregulloret e komunës dhe rregulleret e OFM do të rregullojmë orarin e punës së barnatoreve në kryeqytet me çka do ta rrisim edhe profesionalizimin dhe cilësin e këtij shërbimi në kryeqytet që është me interes për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...