FC Prishtina ka debutuar në formë të tmerrshme në arenën ndërkombëtare.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës regjistroi një humbje me rezultat të thellë 5 me 0 në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër Norrkopingut e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Klubi nën udhëheqjen e Arsim Thaçit pranoi pesë gola vetëm gjatë 45 minutave lojë në stadiumin Idrotssparken në Suedi. David Moberg Karlsson shënoi golin e epërsisë në minutën e 10′, ndërsa Sebastian Andersson (24′), Niclas Eliasson (26′) dhe Karl Holmberg (31′) (40′) ishin autorët e katër golave të tjerë.
Prishtina u tregua më e kujdesshme gjatë pjesës së dytë, por dështoi për të realizuar ndonjë gol duke lënë pak shpresa për takimin tjetër si nikoqir.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 6 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Fituesi do të luaj kundër St Johnstone të Skocisë ose Trakait të Lituanisë në raundin e dytë të ndeshjeve kualifikuese./arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...