Qytetarë të shumtë të Prishtinës janë ankuar se që nga ora 17:00 në disa pjesë të kryeqytetit ka mungesë të energjisë elektrike.
Abresh.info ka kontaktuar KEDS-in lidhur me këtë. NË përgjigjen e tyre thuhet se pjesa qendrore e kryeqytetit ka mbetur në terr për shkak të prishjes së një aseti të KOST-it.
“KEDS njofton se pjesa qëndrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT’it. Prishja ka ndodhur rreth orës 17:00”, thuhet në përgjigjen e KEDS.
Sipas njoftimit ky problem pritet të rregullohet brenda 30 minutash
“Ekipet e KOSTT’it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e frunizimit në Transformatorin nr 2. Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet tu kthehet energjia”, njofton KEDS.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse