Destinacion të sotëm Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj e pati Komunën e Prishtinës.
Për të parë nga afere menaxhimin e situatës më pandeminë COVID-19, Zemaj bashkë më kabinetin e tij zhvilloj një takim më Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Pas takimit që u mbajt pa pranin e mediave, Kryetari Shepend Ahmeti tha se janë 400 raste aktive në kryeqytet.
“Sot diskutuam për gjendjen dhe situatën me pandeminë. Ne më Ministrin Zemaj kemi qenë në kontakt të vazhdueshme. Është e qartë që në kemi prit që pas vendimit të Qeveris të jetë numri më i pakt i të infektuarve. Diskutuam se si t’i mbajmë numrat nën kontroll. Sot nga detajet që mi tregoj Ministri po bëhet një punë e mrekullueshme. Ne do të zbatojmë çdo vendim e rekomandim që na vie. Puna jonë si Komunë vazhdon pas identifikimit të pacientëve. Tashmë i kemi 400 raste aktive në kryeqytet. Po bëhemi gati të reagojmë më vende nëse Klinika Infektive s’ka vende për pacient”.
E Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se, kërkesat e kryetarit të Prishtinës do t’i konkretizojmë në takimet e tjera.
“Erdhëm sot të shohim dinamiken e komunës rreth menaxhimit të pandemisë. Biseduam edhe për projekte tjera që janë në interes të qytetarëve të Prishtinës. Më kryetarin kemi pas kontakte të rregullta. Bashkërisht do të ja dalim. Bëj thirrje të kemi kujdes të mbajmë maskat e distancën si dhe të kemi pastërtinë. Mos ta ngarkojmë QKUk-në por të gjithë bashkërisht duhet të punojmë të ja dalim. Kryetari kishte kërkesa besoj që në takimet e tjera do t’i konkretizojmë”./arbresh.info/
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...
Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin pamjet e di...
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...