Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga sot, nuk do të ofrohet shërbim në platformën e-Kosova dhe në e-kioska për të gjithë ata që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka treguar se lëshimi i cilave dokumente do të kufizohet.
“Për shkak të mosdeklarimit të adresës zyrtare, do të kufizohet lëshimi i këtyre dokumenteve të gjendjes civile: Ekstrakti i lindjes, certifikata e vendbanimit, certifikata e shtetësisë, certifikata e bashkësisë familjare”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, kanë bërë të ditur se kufizime nuk do të kenë për: “Certifikatë të lindjes, certifikatë të martesës, certifikatë të gjendjes martesore e certifikatë të vdekjes. Po ashtu, nuk do të ketë kufizime për regjistrimet e reja të lindjes, martesës e vdekjes”, thuhet tutje në njoftim
Komuna e Prishtinës ka treguar se ku mund të bëhet ndërlidhja e adresës zyrtare e që është në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të komunës, në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të komunës si dhe online, përmes platformës e-Kosova.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...