Trafiku Urban i Prishtinës ka shpallur procedurën e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.
Sipas njoftimit me këtë investim, synohet përmirësimi i infrastrukturës dhe ofrimi i shërbimeve më të avancuara për qytetarët.
Ky proces po mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe është në kuadër të platformës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit.
Në njoftimin e Trafikut Urban thuhet se me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët./Arbresh.info
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit