Prindërit e institucioneve parashkollore të Prishtinës kanë vendosur që ta lirojnë veten nga pagesa e njërit nga muajt në vijim si kompensim për pagesën e detyrueshme për muajin janar, kur është mbajtur grevë në arsimin parauniversitar.
Megjithëse ata patën refuzuar që të paguajnë, Komuna i ka obliguar që të bëjnë pagesën edhe për muajin janar, kur nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë, prandaj ata kanë kërkuar që t’u kthehen këto mjete ose t’iu kompensohen për një muaj tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Nderim Kamberi, përfaqësues i Këshillit të prindërve të institucioneve parashkollore të Prishtinës, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se janë duke u organizuar për t’i dhënë një “përgjigje” Komunës së Prishtinës, e cila para pak ditësh u ka kthyer në letër zyrtare ku thuhet se nuk do të aprovohet kërkesa e tyre për lirim nga pagesa për muajin janar, kur prindërit u obliguan të paguajnë për shërbimet që nuk i kanë marrë, meqë çerdhet kanë qenë të mbyllura për fëmijët gjatë tri javëve të grevave në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Kamberi ka thënë se “me datë 15.3.2019 kemi marrë përgjigjen e vetme zyrtare nga DKA-ja e Prishtinës, me shkrim meqë deri në këtë kohë vetëm gojarisht na është përgjigjur njëri nga këshilltarët e kryetarit të Komunës, i cili edhe me gjithë insistimin tonë nuk ka pranuar që të ofrojë përgjigje me shkrim”.
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq