Një letër e priftit serb, Sava Janjiq, ka arritur ne zyrat e korit diplomatik në Kosovë, ku kërkohet pengimi i shtrimit të rrugës Deçan – Plavë, projekt i Qeverisë se Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të konfirmuara nga burime ndërkombëtare, nesër përfaqësues të disa ambasadave do të shkojnë në Deçan për ta dëgjuar vërejtjen e Sava Janjiq, i cili edhe kësaj radhe tregoi fytyrën e moçme të Kishës Ortodokse Serbe.
RTK ka siguruar videon, ku Janjiq shihet duke e bekuar në qendër të Prishtinës kriminelin serb të tri luftërave në ish-Jugosllavi, Zhelko Razhnjatoviq, i njohur si Arkan.
Kisha serbe njihet që ka ndikim të madh në politikën serbe. Kjo nuk është hera e parë që projekte kapitale zhvillimore u pengojnë strukturave serbe, si atyre politike por edhe atyre religjioze.
Është për t’u habitur se si diplomatë të huaj iu kanë përgjigjur letrës së priftit Janjiq, pasi që këtu kemi të bëjmë me një projekt rrugor që lidh popujt mes vete dhe ndikon në zhvillimon ekonomik e social të dy vendeve, Kosovës dhe Malit të Zi.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...