Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë organizon tryezën “Prishtina në katër vitet e ardhshme”.
Në tryezë, do të prezantohet “Platforma e Shoqërisë Civile për Prishtinën 2017-2021” një dokument me rekomandime për platformat politike të kandidatëve për zgjedhjet për kryetar të komunës.
Kjo platformë është vazhdim i platformës së hartuar në vitin 2014, ku kishin kontribuuar rreth gjashtëdhjetë ekspertë.
Ndërkaq, platforma e tanishme ka për qëllim t’i shërbejë debatit zgjedhor dhe t’u ofrojë kandidatëve një pasqyrë të problemeve të qytetarëve dhe hapave që priten të ndërmirren në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së Prishtinës.
Kjo platformë synon të kontribuojë kështu edhe në në procesin e hartimit të programeve politike të partive garuese në zgjedhjet për kryetar të komunës së Prishtinës.
Për më shumë, kjo platformë është hartuar duke pasur për bazë hulumtimin e opinionin publik, ku përmes anketimit të 600 qytetarëve janë identifikuar problemet që i preokupojnë më së shumti qytetarët e kryeqytetit.
Të gjeturat e hulumtimit kanë shërbyer si orientues për intervistat me ekspertët lokalë dhe profesionalë përmes të të cilave, në këtë platformë janë dhënë propozime për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Tryeza do të ketë diskutim të hapur me ane të të cilit mëtohet që, bashkë me kandidatët për kryetar të kryeqytetit, OJQ-të që merren me pushtet lokal dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të diskutohet për të gjeturat e hulumtimit dhe të hapet debati që do ta shoqërojë gjithë kampanjën për zgjedhjet lokale.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot