Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pavarësia, Paanshmëria dhe Efikasiteti i Sistemit Gjyqësor në Kosovë”.
Kjo tryezë diskutimi do të mbahet sot dhe ka për qëllim të diskutojë përformancën dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. Për më tepër, gjatë tryezës do të analizohen sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia dhe mosbesimi i qytetarëve kundrejt këtij sistemi.
Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë botimin e tretë të Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjithashtu, me anë të këtij Indeksi tregohet shkalla e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...